Video/ Tragjedi në Ceuta, i riu që po tentonte të kalonte ilegalisht nga Maroku me parashutë bie në det dhe vdes

Një i ri me prejardhje afrikane humbi jetën mëngjesin e së premtes teksa përpiqej të arrinte ilegalisht në enklavën spanjolle të Ceutës, duke fluturuar me parashutë nga territori maroken.

Incidenti u regjistrua rreth orës 08:00. Autoritetet bënë të ditur se emigranti përfundoi në det dhe u gjet pa ndjenja. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit për ta ringjallur, ai nuk mundi të mbijetonte.

Të lidhura

None found

Rasti konsiderohet viktima e parë e evidentuar mes emigrantëve që kanë përdorur këtë mënyrë për të tentuar hyrjen në Ceuta.

Të dhënat e autoriteteve spanjolle tregojnë se afërsisht 80 migrantë kanë vdekur gjatë tentativave për të kaluar kufirin drejt Ceutës.

Në korrik, dy migrantë të tjerë me origjinë nga Afrika Sub-Sahariane humbën jetën ndërsa po përpiqeshin të futeshin në Ceuta përmes së njëjtës metodë.

Hyrja e parë e suksesshme me parashutë u dokumentua në tetor të vitit 2025. Që prej asaj kohe, janë regjistruar edhe dy raste të tjera në të cilat migrantët kanë mundur të mbërrijnë në enklavën spanjolle duke përdorur këtë mënyrë.


Shtuar 7.08.2026 18:59

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombahsegel girişbetcio