Fundjavë me rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe, IGJEO paralajmëron për temperatura deri në 39 gradë

Rritja e temperaturave, të cilat pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, do të shtojë rrezikun e zjarreve gjatë fundjavës në 8 qarqe të vendit. Në Buletinin e Rreziqeve, Instituti i Gjeoshkencave njofton se niveli më i lartë i rrezikut parashikohet kryesisht në Ultësirën Perëndimore, konkretisht në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë rreziku vlerësohet më i ulët, por në zona të caktuara të këtyre qarqeve mund të arrijë nivel të lartë.

Mallakastër: Gjendja më shqetësuese aktualisht është në qarkun e Fierit, ku prej disa ditësh mbetet aktiv zjarri në disa fshatra të Mallakastrës. Flakët janë përhapur në rreth 180 hektarë në Riban, Ngraçan dhe Panahor, ndërsa situata më kritike raportohet në Panahor. Për shuarjen e zjarrit po ndërhyhet nga ajri me helikopter, kurse në terren janë vendosur 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse dhe 55 zjarrfikës. Sipas autoriteteve, banesat nuk rrezikohen nga flakët.

Të lidhura

None found

Dajt: Operacioni për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor të Priskës dhe Çakalleshit po vazhdon. Agjencia e Mbrojtjes Civile bën të ditur se zonat e banuara nuk janë të kërcënuara.

Librazhd: Në qarkun e Elbasanit vijojnë prej disa ditësh vatrat aktive në fshatin Shqiponjë, në malin e Dardhës dhe në Mjekës. Autoritetet vendore njoftojnë se zjarri në Shqiponjë është vënë nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për komunitetin.

Berat: Në fshatin Kostren 2, pjesë e Bashkisë së Beratit, zjarri është riaktivizuar dhe zjarrfikësit po vijojnë përpjekjet për shuarjen e tij.

Në operacionet kundër zjarreve në të gjithë Shqipërinë janë përfshirë 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale. Në mbështetje të tyre janë angazhuar gjithashtu 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomgrandpashabet girişbetcio