Ermal Pashaj: Veprimet e Ramës nuk e ndalojnë protestën, shqiptarët po rikthejnë besimin te njëri-tjetri

Mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj, teksa ishte i ftuar në News24, komentoi valën e protestave popullore kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, e cila sot ka hyrë në ditën e 69-të.

Sipas tij, reagimet dhe gjuha e kreut të qeverisë po e bëjnë edhe më të fortë qëndresën e qytetarëve, intelektualëve dhe grupeve profesionale.

Të lidhura

None found

Pashaj u shpreh se përpjekjet e pushtetit për ta zhvlerësuar këtë lëvizje nuk po e zbehin intensitetin e revoltës. Ai nënvizoi gjithashtu se nevojitet reagim edhe nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

Sipas tij, lëvizjet anatemuese të Ramës po i shtyjnë qytetarët të mos tërhiqen, ndërsa profesionistët dhe intelektualët po angazhohen përmes rrugëve institucionale.

Pashaj tha se ekziston shpresa për kristalizimin e shtetit dhe se, për sa kohë një pjesë e popullatës reagon, mund të ketë edhe një rindërgjegjësim të instancave ligjzbatuese.

Ai theksoi se asgjë nuk mund të arrihet pa besim, i cili është cenuar nga politika gjatë këtyre viteve, por shtoi se shqiptarët kanë dëshmuar se i besojnë njëri-tjetrit dhe se, në momente të caktuara të protestës, kanë ofruar mbështetje konkrete.

Mjeku shpjegoi më tej se protesta nisi si një reagim spontan, që mblodhi qytetarët rreth problemeve të përbashkëta, për t’u shndërruar dalëngadalë në një lëvizje më të organizuar.

Pashaj deklaroi se tashmë po ndiqet një strategji dhe se në protestë janë përfshirë shumë grupe, çka, sipas tij, ishte e pashmangshme.

Ai tha se gjithçka filloi nga një pamje vizuale, e cila ndezi zemërimin e brendshëm të shqiptarëve, por jo nga një organizim i parapërgatitur prej dikujt.

Njerëzit reaguan sepse secili ndjeu një problematikë, ndërsa pjesëmarrësit që u mblodhën në shesh nuk njiheshin mirë me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye, sipas tij, nevojitet kohë që ata të njihen, ndërkohë që janë krijuar grupe për të kërkuar zgjidhje. Në përfundim, Ermal Pashaj shprehu bindjen se koha do t’i filtrojë të gjitha problematikat dhe se në fund do të mbetet thelbi.


Shtuar 7.08.2026 15:17

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss