Ambasadorja amerikane nuk i ndahet Tom Doshit, ripublikon vendimin e DASH: Nga çfarë keni frikë?

Ambasadorja amerikaneYuri Kim ka ripublikuar vendimin e DASH të vitit 2018 që e shpallte non-grata Tom Doshin, i cili garon për deputet me PSD më 25 prill.

Ambasadorja sqaron se PD dhe të tjerë nuk e duan në parlament këtë person të përcaktuar nga SHBA për korrupsion në Shqipëri. Kim ka një mesazh për palët e partitë që po heshtin për Tom Doshin, ku thekson se duke heshtur po i bëjnë njerëzit të mendojnë se janë aleatë.

Postimi i ambasadores

Theksojmë se PD e të tjerët nuk duan në Parlament dikë të caktuar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më shumë.


Shtuar 24.03.2021 08:53