Takimi me Laportan vendos përfundimisht të ardhmen e Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka mbajtur një takim me presidentin e klubit, Joan Laporta.

 

Në këtë takim, temë diskutimi ka qenë e ardhmja e holandezit në stolin e klubit Blaugran.

Raportohet sipas TV3 se trajneri kërkoi një privilegj të veçantë kur bëhet fjalë për transferimet.

Përveç atyre dyve, drejtori sportiv Mateu Alemany dhe sekretari teknik Ramon Planes gjithashtu morën pjesë në takim.

Zyrtarët i kanë thënë Koeman se janë të kënaqur me punën e tij dhe se dëshirojnë që ai të përmbushë edhe vitin e dytë të kontratës së tij.

Pas një fillimi jo të mirë, Koeman arriti ta kthejë sezonin e Barcelonës, ku ata tanimë janë kualifikuar në finalen e Copa del Rey dhe janë katër pikë prapa Atletico Madrid në La Liga./


Shtuar 24.03.2021 08:49