Kriza e energjisë pezullon prodhimin në fabrikat e Dacia dhe Ford në Rumani

Prodhimi është ndërprerë përkohësisht në dy prej fabrikave më të mëdha të automobilave në Rumani, Dacia dhe Ford, për shkak të vështirësive me furnizimin me energji elektrike.

Të lidhura

None found

Kryeministri i Rumanisë, Ilie Bolojan, bëri të ditur se kompanitë kanë rënë dakord të ndalojnë vullnetarisht aktivitetin prodhues deri më 19 gusht 2026. Masa synon të kufizojë konsumin e energjisë dhe të zbusë presionin mbi rrjetin kombëtar elektrik.

Autoritetet vlerësojnë se pezullimi i punës në këto dy uzina ka sjellë një ulje prej rreth 200 megavatësh të konsumit kombëtar të energjisë.

Qeveria rumune paralajmëroi se edhe kompani të tjera mund të zbatojnë masa të ngjashme për të pakësuar përdorimin e energjisë gjatë kësaj periudhe.

Situata e krijuar ka rënduar aktivitetin e industrisë rumune, ndërsa institucionet po punojnë për të garantuar stabilitetin e furnizimit dhe për të shmangur mbingarkesën e rrjetit elektrik.

Fabrika e Dacias, e cila i përket grupit francez Renault, si dhe uzina e Fordit në Rumani janë ndër qendrat kryesore të industrisë së automobilave në vend dhe punësojnë mijëra njerëz.


Shtuar 7.08.2026 12:33

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss