Imazhe të sajuara në Google Earth, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e dezinformimit

Një funksion i ri i inteligjencës artificiale i prezantuar nga Google u jep përdoruesve mundësinë të shtojnë thuajse çdo element mbi pamjet satelitore të Google Earth, duke prodhuar kështu imazhe të rreme.

Të lidhura

None found

Në platformë është përfshirë Nano Banana 2, gjeneratori i imazheve me AI i kompanisë. Përmes udhëzimeve me tekst, përdoruesit mund të ndërtojnë skenarë të sajuar mbi pamje autentike satelitore, ajrore ose 3D, ndërsa materialet e përftuara mund të shkarkohen e më pas të publikohen në platforma të tjera.

Funksioni, i cili u vu në dispozicion të enjten, u testua nga BBC Verify. Gjatë provave u krijuan pamje të rreme që tregonin Kullën Eiffel të shembur, një gropë të stërmadhe duke përpirë Piramidën e Madhe të Gizës dhe tanke ruse në qendër të Kievit.

Kjo mundësi ka alarmuar ekspertët, të cilët thonë se ajo mund të përdoret për dezinformim. Sipas tyre, pamja karakteristike dhe reputacioni i hartave të Google u japin besueshmëri materialeve të krijuara, çka mund t’u shërbejë aktorëve keqdashës për të ndikuar te opinioni publik.

Google nuk u përgjigj menjëherë ndaj pyetjeve që BBC Verify ngriti për rezultatet e testimeve. Megjithatë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania deklaroi se “e merr shumë seriozisht dezinformimin”, se “ndalon krijimin e imazheve për tema të dëmshme” dhe se i përditëson vazhdimisht masat mbrojtëse.

Henk van Ess, ekspert për inteligjencën artificiale dhe dezinformimin, e demonstroi rrezikun duke prodhuar pamje të sajuara të një centrali bërthamor që nuk ekziston në Iran, të një kampi refugjatësh në kufirin SHBA-Meksikë dhe të një spitali të rremë në Gaza, pranë të cilit dukej një krater bombe.

Van Ess tha se Google po bën të mundur lidhjen e pamjeve “të trilluara” me koordinata të vërteta dhe fotografi autentike satelitore.

“Falsifikimi nuk ka nevojë të duket bindës më vete. Ai fiton besueshmëri nga harta mbi të cilën është krijuar”, u shpreh ai.

Sipas Google, çdo material i prodhuar nga mjetet e saj të inteligjencës artificiale pajiset me filigranë të padukshëm, të cilët sinjalizojnë se pamja është manipuluar ose është gjeneruar me AI. Kompania thotë gjithashtu se një imazh i dyshimtë mund të kontrollohet nga përdoruesit nëpërmjet aplikacionit Gemini ose funksionit Google Lens.

Nga testet e BBC Verify rezultoi se këto mënyra verifikimi japin rezultat në shumicën e rasteve. Sidoqoftë, u konstatua se kontrollet mund të kapërcehen dhe se Gemini mund të mashtrohet, duke i vlerësuar si autentike disa prej imazheve të rreme të prodhuara në Google Earth.

Edhe disa programe të palëve të treta, të projektuara për zbulimin e materialeve të gjeneruara me AI, nuk mundën t’i dallonin këto pamje si të manipuluara.

Henry Ajder, studiues në fushën e identifikimit të përmbajtjeve me AI, i tha BBC Verify se pamjet e falsifikuara nga zonat e konfliktit mund të shkaktojnë veçanërisht destabilizim, sidomos kur zhvillimet janë të shpejta dhe informacioni në dispozicion është i pakët.

“Gazetarët mund ta verifikojnë një imazh përpara se ta raportojnë, por jo të gjithë do ta bëjnë këtë”, deklaroi Ajder.

Google këmbëngul se modeli i vet i inteligjencës artificiale zbaton rregulla që pengojnë prodhimin e pamjeve për tema të dëmshme. Por BBC Verify gjeti se këto barriera mund të kapërcehen me ndryshime të vogla në mënyrën se si shkruhen kërkesat.

Në një nga provat, sistemi nuk pranoi një udhëzim për vendosjen e një platforme ekzekutimi pranë Parlamentit britanik. Kur e njëjta ide u kërkua me një formulim më të përgjithshëm, kërkesa u miratua dhe imazhi u prodhua.

Image

Në një provë tjetër, u refuzua krijimi i një pamjeje ku emri “Trump” ishte kositur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa sistemi lejoi që në po atë hapësirë të shfaqej një kopsht komunitar.

Ajder vuri në dukje se, teksa interneti po mbushet gjithnjë e më shumë me materiale të prodhuara nga inteligjenca artificiale, platformat që deri tani janë parë si të besueshme dhe të paprekura nga AI marrin rëndësi të veçantë për gazetarët dhe personat që veprojnë në zona krizash.

“Është shqetësuese, sepse edhe një tjetër burim tradicionalisht i besueshëm informacioni po vihet në dyshim nga mundësia që përmbajtja të jetë krijuar me AI”, tha ai.

Google Earth shërben për shumë njerëz si porta kryesore drejt pamjeve satelitore publike dhe përdoret për shqyrtimin e zonave ku hyrja është e vështirë.

Bill Greer, analist gjeohapësinor dhe bashkëthemelues i organizatës jofitimprurëse Common Space, i tha BBC Verify se kjo teknologji rrezikon ta dëmtojë rëndë besimin e publikut, sepse historikisht pamjet satelitore janë vlerësuar si një nga burimet më të besueshme të informacionit.

Greer kujtoi se imazhe satelitore të falsifikuara janë përdorur edhe më herët për të shpërndarë dezinformim. Ai paralajmëroi se, ndërsa qeveritë po e kufizojnë gjithnjë e më shumë qasjen në të dhënat reale, mund të ketë më shumë pamje të rreme dhe më pak materiale autentike, duke e dobësuar më tej besimin e publikut.


Shtuar 7.08.2026 11:28

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss