Një komponent i shkëputur i një rakete SpaceX, i cili po lëviz në orbitë me një shpejtësi prej rreth 2.43 kilometrash në sekondë, pritet të godasë Hënën.
Të lidhura
None found
NASA parashikon që impakti të ndodhë rreth orës 07:35, ndërsa siguron se ngjarja nuk përbën asnjë rrezik për Tokën.
Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të një rakete Falcon 9, e cila ka përmasat e një ndërtese pesëkatëshe dhe peshon më shumë se 4,000 kilogramë. Pas përmbylljes së misionit, ajo mbeti në hapësirë dhe prej një kohe të gjatë po zhvendoset pa kontroll.
Ekspertët thonë se goditja nuk do të mund të shihet nga Toka me sy të lirë. Sidoqoftë, personat që disponojnë teleskopë të fuqishëm mund të arrijnë të dallojnë një shkëndijë të shkurtër mbi sipërfaqen hënore në çastin e përplasjes.
Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russel, deklaroi se agjencia do ta monitorojë zonën e impaktit për qëllime shkencore, duke nënvizuar se “nuk ka rrezik për Tokën”.
Nga kjo ngjarje, shkencëtarët e NASA-s synojnë të grumbullojnë të dhëna për Hënën dhe të përmirësojnë metodat e gjurmimit të objekteve hapësinore.
“Është diçka vërtet e madhe që po përplaset me Hënën. Nuk është aspak e rrezikshme, ne mund ta shikojmë shfaqjen“, u shpreh Dr. Matt Bothwell, astronom publik në Universitetin e Kembrixhit.
