Luan Ibrahim Gacaferi, anëtar i partisë Guxo, ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se Millan Radojqiç, të cilin e cilëson kriminel dhe vrasës, ka luajtur rol përcaktues në formimin e ish-qeverive të Kosovës nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.
Të lidhura
None found
Sipas Gacaferit, përfaqësuesit e këtyre partive qëndronin të ngujuar në Parlament për 8-10 orë, duke pritur që Radojqiç t’u jepte konfirmimin për krijimin e qeverisë.
Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë. Mes personave të akuzuar ndodhet edhe Millan Radoiçiq.
Në postimin e tij të plotë, Gacaferi u kërkon qytetarëve të përfytyrojnë, qoftë edhe për një sekondë, se njeriu që ai e quan kriminel dhe vrasës të qindra e qindra shqiptarëve të pafajshëm ishte figura kryesore që, sipas tij, vendoste për formimin e ish-qeverive të Kosovës të krijuara nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Millan Radojqiç (LS).
Ai pretendon se Radojqiç, të cilin e akuzon për vrasjen e qindra e qindra civilëve shqiptarë të pafajshëm, ka vendosur de facto për gjithçka dhe për çdo qeveri të Kosovës deri në vitin 2021.
Gacaferi përsërit se ish-qeveritë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së e prisnin Millan Radojqiçin për 8-10 orë, të mbyllura në Parlament, derisa ai t’u jepte miratimin për ta formuar qeverinë.
