Armend Muslika është shpërblyer për paraqitjet e shkëlqyera në kampionatin anglez të Premier League-s për të rinj.
Futbollisti 17-vjeçar shqiptar ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste me Tottenham, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet shumë shpejt.
Të lidhura
None found
Muslika zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit realizoi 15 gola dhe dha 4 asiste. Këto shifra bindën drejtuesit e klubit anglez që ta shpërblenin, pasi e konsiderojnë një aset me vlerë për të ardhmen.
Talenti i Shqipërisë ka marrë edhe nofkën “demoni” i goditjeve të dënimit, për shkak se një pjesë e golave të tij janë realizuar pikërisht nga goditjet standarde.
