Hetimi i BBC: Rusia ka sekuestruar ose synon të marrë mbi 34 mijë prona të ukrainasve në zonat e pushtuara

Një hetim i BBC Verify dhe BBC Russian tregon se në territoret ukrainase nën pushtimin rus janë konfiskuar ose janë futur në listat për sekuestrim më shumë se 34 mijë prona të qytetarëve ukrainas.

Të lidhura

None found

Sipas gjetjeve, strukturat e vendosura nga Moska po ua heqin banesat pronarëve ukrainas, me synimin që ato t’u kalojnë personave që kanë pasaporta ruse ose të shfrytëzohen nga administrata e pushtimit.

Të dhënat e shqyrtuara tregojnë se, prej vitit 2024, në rajonet e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhzhias janë evidentuar në total 34,002 apartamente, shtëpi dhe banesa pushimi. Në shënjestër të autoriteteve ruse nuk kanë përfunduar vetëm pronat private, por edhe mijëra biznese, mes tyre zyra dhe hotele.

Mes rasteve të dokumentuara është historia e Ihor Ivashchuk, një pastor ungjillor nga Melitopoli. Për shkak të pushtimit rus dhe nevojës për t’i siguruar bashkëshortes trajtim mjekësor, ai u largua nga qyteti në vitin 2022.

Shtëpinë ia la nën kujdes një miku përpara se të largohej. Megjithatë, në fund të vitit 2024, ai mësoi se persona të veshur me uniforma ushtarake kishin kërkuar dokumentet që vërtetonin pronësinë. Pas disa muajsh, miku u nxor nga banesa dhe prona nuk i përkiste më pastorit.

Hetimi zbulon se pronarët ukrainas njoftohen zyrtarisht vetëm në raste të rralla kur pasuritë e tyre klasifikohen si “pa pronar”. Për të mos i humbur ato, ata duhet të pajisen me shtetësi ruse, të paraqiten vetë në zonat e pushtuara brenda 30 ditësh dhe t’u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë, një proces që i ekspozon ndaj rrezikut të arrestimit.

Kjo praktikë u raportua fillimisht nga BBC Verify në Mariupol, ku gjatë vitit të kaluar rreth 5,700 prona ishin evidentuar për sekuestrim. Më vonë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, firmosi një ligj që e zyrtarizon procesin në katër rajonet e aneksuara në mënyrë të paligjshme.

Në hetim paraqitet gjithashtu rasti i një familjeje nga Mariupoli. Për arsye sigurie, vajza e pronarit është identifikuar me emrin e ndryshuar Ivanna. Ajo tregoi se i ati e kishte ndërtuar shtëpinë për nënën e saj, e cila vuante nga kanceri, dhe se ajo pronë mbante kujtimet e familjes. Pavarësisht kësaj, në prill, autoritetet e pushtimit i lajmëruan gjyshërit e saj se banesa ishte përfshirë në listën e pronave që synoheshin për sekuestrim.

Dokumentacioni i analizuar nga BBC Verify tregon se në vetëm një bllok banimi në Mariupol, 61 apartamente janë klasifikuar si “pa pronar”. Ndërkohë, në të njëjtën zonë, 393 apartamente të shpërndara në 17 ndërtesa janë evidentuar për t’u sekuestruar.

Përmasat e mëdha të marrjes së pronave në territoret e pushtuara dhe pasojat për mijëra familje ukrainase, të detyruara të braktisin shtëpitë e tyre, janë ndër shqetësimet kryesore që ngre hetimi.


Shtuar 7.08.2026 09:22

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibomcasibom girişizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabet1xbetcasibomjojobetJojobet GirişmarsbahisJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss