Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë, 40 minuta në Merdarë

Situata në pjesën më të madhe të pikave kufitare të Kosovës paraqitet e qetë mëngjesin e së premtes. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në shumicën e vendkalimeve janë të shkurtra dhe variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Të lidhura

None found

Të dhënat e përditësuara në orën 08:06 tregojnë se ngarkesa më e madhe është shënuar në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë. Qytetarët aty presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona është afërsisht 450 metra e gjatë.

Vonesa janë regjistruar gjithashtu në dalje të Merdares, ku koha e pritjes arrin deri në 40 minuta dhe radha e automjeteve shtrihet në 300 metra.

Në Han të Elezit, udhëtarët presin rreth 10 minuta në të dyja drejtimet. Kolonat si në hyrje, ashtu edhe në dalje, janë rreth 50 metra.

Në vendkalimet e tjera, mes të cilave Bërnjaku, Jarinja, Kulla, Vërmica dhe Qafa e Morinës, trafiku po zhvillohet pa vonesa të ndjeshme. As për automjetet e rënda nuk janë raportuar pritje apo kolona.


Shtuar 7.08.2026 09:25

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss