Drita triumfon 1-4 ndaj Tre Fiorit dhe hedh hap të madh drejt play-offit të Ligës së Konferencës

Drita ka shënuar fitore bindëse në transfertë ndaj Tre Fiorit, në takimin e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Skuadra e njohur si “Intelektualët” triumfoi me rezultat 1-4 dhe siguroi një epërsi të rëndësishme përpara ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi gjilanas e nisi përballjen më mirë dhe kontrolloi plotësisht posedimin e topit, por për një kohë të gjatë nuk arriti t’i konkretizonte aksionet.

Pavarësisht dominimit të Dritës, vendasit befasuan duke kaluar të parët në avantazh. Sami dërgoi një pasim të gjatë te Prandelli, i cili e kontrolloi bukur topin dhe më pas mposhti Malokun në minutën e 56-të.

Festa e Tre Fiorit, megjithatë, zgjati vetëm katër minuta. Në minutën e 61-të, Ovouka shfrytëzoi një top të kthyer dhe riktheu baraspeshën.

Vetëm dy minuta pas golit të barazimit, Blerim Krasniqi realizoi me kokë pas një asistimi të bukur, duke e përmbysur rezultatin në minutën e 63-të.

Besnik Krasniqi e vulosi fitoren e Dritës në minutën e 82-të, pas një aksioni të shpejtë.

Në çastet e fundit, skuadra nga Gjilani e dërgoi edhe një herë topin në rrjetë, me Krasniqin që shënoi nga pika e bardhë në minutën 90+4.

Me këtë rezultat, Drita është afruar ndjeshëm me play-offin, por kualifikimin duhet ta konfirmojë pas një jave. Atje do të përballet me fituesin e duelit Inter Escaldes – Flora, sfida e parë e të cilit u mbyll 2-0 në favor të klubit nga Andorra.


Shtuar 6.08.2026 22:59

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss