Video/ Dy të vrarë dhe 13 të plagosur nga shpërthimi i një minibusi pranë Damaskut

Një shpërthim në një minibus pasagjerësh në Jaramana, periferi e Damaskut, la dy persona të vdekur dhe 13 të plagosur mbrëmjen e së enjtes, sipas mediave shtetërore siriane.

Al-Ikhbariya njoftoi fillimisht se shpërthimi kishte ndodhur në brendësi të mjetit dhe se kishte shkaktuar viktima e të lënduar, pa përcaktuar numrin e tyre dhe pa sqaruar rrethanat e incidentit.

Të lidhura

None found

Bilanci u konfirmua më vonë nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Duke iu referuar Drejtorisë së Referimeve, Ambulancave dhe Emergjencave pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ajo raportoi se dy persona humbën jetën, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.

Në zonën e shpërthimit mbërritën ambulancat, Mbrojtja Civile, Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane dhe ekipet mjeko-ligjore të Ministrisë së Brendshme. Mjeti i dëmtuar u transportua me vinç, me qëllim që të vijonin kontrollet teknike dhe hetimet.

Deri në momentin e raportimit, Ministria e Brendshme e Sirisë dhe strukturat e sigurisë nuk kishin dalë me një qëndrim zyrtar. Përgjegjësinë për ngjarjen nuk e kishte marrë asnjë grup.

Në fotografitë dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale, minibusi shfaqet i dëmtuar rëndë, ndërsa copat e tij duken të shpërndara përgjatë rrugës dhe në afërsi të ndërtesave të banimit.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Al-Ikhbariya bëri të ditur se incidenti ndodhi pak kohë pasi sheikët dhe udhëheqësit e komunitetit të Jaramana-s publikuan një deklaratë, përmes së cilës mbështetën unitetin e Sirisë dhe kundërshtuan çdo thirrje që mund të rrezikonte paqen politike në vend.


Shtuar 6.08.2026 21:41

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss