Ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku, është shpallur në kërkim nga Policia e Himarës pas një incidenti në një hotel në zonën e Dhërmiut.
Burimet bëjnë të ditur se konflikti ndodhi teksa Shpataraku po qëndronte në hotel për pushime. Pakënaqësia e tij për shërbimin e ofruar dyshohet se shkaktoi fillimisht një përplasje verbale.
Të lidhura
None found
Kamerieri dhe administratori i hotelit kanë deklaruar se, gjatë debatit, ish-zyrtari i ka kërcënuar me jetë.
Pas denoncimit të depozituar në Komisariatin e Policisë Himarë, autoritetet kryen verifikimet dhe vendosën shpalljen në kërkim të Uljan Shpatarakut.
Ndërkohë, policia po punon për ta lokalizuar, ndërsa hetimet pritet të zbardhin të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojnë përgjegjësitë ligjore.
