Raportohen 25 vatra zjarri në 12 orë, 10 mbeten aktive dhe ndërhyrjet vijojnë nga toka e ajri

Në 12 orët e fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 25 vatra zjarri. Prej tyre, 10 janë ende aktive, ndërsa strukturat e emergjencave civile po vijojnë punën për t’i izoluar dhe shuar.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në operacione janë angazhuar 454 forca operacionale dhe 47 automjete zjarrfikëse. Aksioni po zhvillohet nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive vendore dhe Forcave të Armatosura.

Të lidhura

None found

Në terren janë dislokuar gjithashtu 110 efektivë të FA-së dhe mjete zjarrfikëse të ushtrisë, ndërsa ndërhyrjet nga ajri po kryhen me tre helikopterë dhe avionin “Air Tractor”.

Në Dajt, puna për vënien nën kontroll të flakëve po vazhdon si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Autoritetet deklarojnë se zonat e banuara nuk janë aktualisht të rrezikuara. Edhe në fshatin Priskë të Tiranës po ndërhyhet ndaj një zjarri që ka përfshirë sipërfaqe pyjore, pa përbërë rrezik për banorët.

Në Mallakastër, ekipet tokësore dhe mjetet ajrore po operojnë në Riban dhe Ngraçan, ku vatra po shkon drejt izolimit.

Në qarkun e Elbasanit, aksionet po vijojnë në Shqiponjë, në malin e Dardhës, në Mjekës dhe brenda zonës së mbrojtur të malit të Valamarës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë vendosur nën kontroll dhe nuk kërcënojnë zonat e banuara.

Një vatër është riaktivizuar në Kostren 2, në bashkinë Berat, ku shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkaq, janë shuar zjarret e raportuara në Floq të Korçës dhe në Shpërdhet–Drojë të Kurbinit.


Shtuar 6.08.2026 20:58

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetCasinolevantMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibomcasibom girişizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabet1xbetcasibomjojobetJojobet GirişbetgarantiJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss