Donald Trump ka kundërshtuar njoftimet se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë municionesh, duke deklaruar se vendi zotëron rezerva të konsiderueshme armatimi.
Të lidhura
None found
“Shtetet e Bashkuara kanë sasi shumë të mëdha ‘materialesh lufte’, sidomos të disa llojeve të veçanta. Krahas kësaj, prodhimi vazhdon sipas nevojave”, shkroi presidenti amerikan në platformën Truth Social.
Reagimi i tij vjen ndërsa administratës amerikane i kërkohen shpjegime për gjendjen e arsenalit ushtarak. Konflikti me Iranin tashmë ka mbërritur në muajin e gjashtë, ndërkohë që SHBA-ja vijon t’i dërgojë armë edhe Ukrainës.
CBS News raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një pjesë të madhe të rezervave të raketave me precizion të gjatë. Ndërkaq, sipas The Washington Post, shqetësimet për rezervat e armatimit kanë shkaktuar përplasje mes Trump dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Presidenti i hodhi poshtë këto raportime dhe paralajmëroi se personat përgjegjës për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara do të përballen me masa ndëshkuese.
“Personat që i kanë publikuar këto deklarata tradhtare do të ndiqen penalisht. Për ta do të kërkohen dënime të gjata me burgim”, deklaroi Trump.
Nga ana tjetër, Pentagoni vazhdon të pohojë se rezervat e SHBA-së janë të mjaftueshme dhe se prodhimi i armëve po zgjerohet për t’iu përgjigjur rritjes së kërkesave.
