FSHF tërheq mbështetjen për një mandat të ri të Gianni Infantinos në krye të FIFA-s

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, se ka revokuar përkrahjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për një tjetër mandat katërvjeçar si President i FIFA-s.

Të lidhura

None found

Përmes letrës së nënshkruar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bëhet e ditur se vendimi për të tërhequr mbështetjen e dhënë më herët ndaj kandidaturës së Infantinos është marrë pas diskutimeve të tjera brenda institucionit dhe analizimit të kujdesshëm të situatës.

FSHF-ja e ka ndërmarrë këtë hap pas zhvillimeve më të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të bëra publike nga federatat europiane për çështjet që lidhen me proceset drejtuese të FIFA-s.

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me UEFA-n dhe partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të përkrahur një model qeverisjeje në futboll që mbështetet te transparenca, integriteti dhe interesi më i mirë i lojës.


Shtuar 6.08.2026 16:17

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss