Kurti përball opozitën me shifrat “53 me 47”: Tërhoqëm Konjufcën, tani duhet marrëveshje për presidentin

Pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, doli në një konferencë për media në ambientet e Kuvendit.

Duke folur për postin e kreut të shtetit, Kurti tha se ai nuk mund të konsiderohet pronë e asnjë force politike. Sipas tij, zgjedhja e presidentit ose presidentes kërkon një marrëveshje të gjerë dhe konsensus mes palëve.

Të lidhura

None found

“Presidenti ose Presidentja nuk i takon ndonjë partie. Nëse do t’i takonte ndonjë partie atëherë duhet parë numrat. LVV i ka 53, tri partitë tjera opozitare bashkë 47, apo 6 më pak se ne”, deklaroi Kurti, transmeton “Bota sot”.

Ai e cilësoi tërheqjen e kandidaturës së Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit si hapin që Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë për t’i hapur rrugë një ujdie politike.

“Ne kemi bërë koncesionin e madh dhe kemi tërhequr Glauk Konjufcën. Për një marrëveshje politike duhen mirëkuptim, kompromis dhe koncesione nga të gjithë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në detyrë nënvizoi se kompromisi përjashtohet kur bëhet fjalë për sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë dhe Republikën e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, për temat politike palët duhet të arrijnë një mirëkuptim të përbashkët.

“Mes nesh duhet të gjejmë dakordim për të shmangur zgjedhjet e reja dhe për t’i dhënë Kosovës një president ose presidente konsensuale, me integritet, vlera dhe kontribut për vendin”, deklaroi Kurti.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet