Barcelona ka marrë një sinjal inkurajues në garën për të transferuar Rodrin, pasi mesfushori i Manchester Cityt raportohet se ka pranuar mundësinë e kalimit te katalunasit në “Camp Nou”.
Të lidhura
None found
Sipas Jijantes FC, pavarësisht se për një periudhë të gjatë Real Madridi shihej si destinacioni i preferuar për fituesin e Topit të Artë, zhvillimet e fundit kanë ndryshuar drejtimin e kësaj gare në favor të Barcelonës.
Klubi katalanas ka shtuar përpjekjet për afrimin e lojtarit pasi negociatat ndërmjet Rodrit dhe Real Madridit kanë mbetur në vendnumëro. Në këtë kuadër, trajneri Hansi Flick thuhet se ka komunikuar drejtpërdrejt me mesfushorin spanjoll, duke i paraqitur projektin sportiv të Barcelonës dhe rolin që ai do të kishte në ekip.
Hapi i radhës pritet të jetë oferta e parë zyrtare e Barcelonës për Manchester Cityn. Megjithatë, klubi anglez nuk dëshiron ta shesë futbollistin për një shumë më të ulët se 60 milionë euro.
Interesi i katalunasve për Rodrin është përforcuar edhe nga dëmtimi i rëndë i Frenkie de Jongut, i cili i ka shtyrë drejtuesit të kërkojnë një mesfushor të një niveli të lartë. Në të njëjtën kohë, pamundësia për të gjetur marrëveshje me Atletico Madridin për Julian Alvarezin ka bërë që vëmendja e Barcelonës të përqendrohet te Rodri.
Spanjolli vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Ai udhëhoqi Spanjën drejt fitores në Kupën e Botës 2026 dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.
