Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, bëri të ditur se emërimi i zëvendësministrave të rinj pritet të zhvillohet në shtator, në kuadër të rikonstruimit të qeverisë, raporton TV21. Ai nuk specifikoi emrat, por konfirmoi se brenda partisë janë paraqitur disa propozime.
Të lidhura
None found
“Ende nuk ka një vendim përfundimtar. Në VLEN janë diskutuar disa propozime, por lista përfundimtare nuk është përcaktuar ende. Sipas planit të parashikuar, propozimet duhet të mbërrijnë në Kuvend brenda muajit shtator”, deklaroi shkurt Kasami.
