Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë publik të plotë fjalimin që Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbajti gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Siç transmeton “Bota sot”, Kurti foli për përpjekjet për konstituimin e institucioneve, kontaktet me partitë politike dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit për të garantuar stabilitet institucional dhe vijimin e proceseve demokratike.
Të lidhura
None found
Ai deklaroi se takimet për krijimin e institucioneve nisën menjëherë pas certifikimit të rezultateve. Kurti falënderoi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, për takimin, si dhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, për takimet e zhvilluara.
Sipas tij, diskutimet u ndërprenë për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK dhe u rikthyen vetëm gjatë kësaj jave. Kryeministri në detyrë theksoi se VETËVENDOSJE! kërkon dialog edhe me PDK-në dhe AAK-në, pavarësisht se refuzimi i këtyre dy subjekteve është i qartë.
Kurti tha se zgjedhjet e 7 qershorit erdhën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit në muajin prill. Ai kërkoi që palët të ecin së bashku përpara, duke nënvizuar nevojën për një pajtim sa më gjithëpërfshirës rreth një presidenti unifikues, në përputhje me kushtetutshmërinë për të cilën deputetët u betuan sot.
Ai paralajmëroi se konstituimi i kësaj radhe nuk duhet ta çojë vendin sërish drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të tjera të parakohshme, të cilat i cilësoi të paarsyeshme, të panevojshme për qytetarët dhe të dëmshme për ekonominë.
