Detaje nga grabitja e argjendarisë në Paskuqan, autorët morën florinj me vlerë 1.5 mln lekë dhe shmangën akset kryesore

Hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë në Paskuqan po vijojnë nga Komisariati nr. 5. Sipas burimeve, dy personat e maskuar kanë ndjekur të njëjtën rrugë si para, ashtu edhe pas kryerjes së vjedhjes.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autorët kanë lëvizur nëpër rrugicat periferike të Kamzës, duke mos përdorur rrugët kryesore. Edhe gjatë largimit pas grabitjes, ata kanë përshkuar të njëjtin itinerar.

Të lidhura

None found

Brenda argjendarisë, grabitësit kanë marrë vetëm sende floriri, vlera e të cilave llogaritet në mbi 1.5 milionë lekë. Rruga e zgjedhur prej tyre ka ngritur dyshimet e grupit hetimor se ata e njohin mirë zonën.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se njëri nga autorët mund ta ketë vizituar dyqanin si klient disa ditë më parë, pasi grabitësit e dinin saktësisht se ku mbaheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme. Nuk përjashtohet as mundësia që në ngjarje të jenë përfshirë bashkëpunëtorë të tjerë.

Dy autorët nuk janë personat që kryen grabitjen e 16 majit në një tjetër argjendari në Kamëz, pasi të dy të dyshuarit për atë ngjarje rezultojnë të arrestuar.


Shtuar 6.08.2026 11:49

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet