Emilia Rexhepi, deputete e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti boshnjak, deklaroi se ligjvënësit kanë sot për detyrë të zgjedhin me votë kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Para nisjes së seancës konstituive, Rexhepi e cilësoi këtë si një ditë me rëndësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa për deputetët si një moment solemn dhe të veçantë.
Ajo theksoi se deputetët duhet të votojnë drejtuesit e Parlamentit, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë krijimit të qeverisë.
Kur u pyet nëse do të përfshihet në kabinetin e ri qeveritar, Rexhepi u përgjigj se ende nuk e di, pasi sot fokusi është te votimi për Parlamentin.
Deputetja u pyet gjithashtu nëse kishte zhvilluar bisedime për këtë çështje me kryeministrin në detyrë dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Rexhepi tha se takimet mes tyre zhvillohen vazhdimisht.
