Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka komentuar para gazetarëve seancën konstituive që pritet të zhvillohet sot.
Të lidhura
None found
Balje deklaroi se nuk ka pasur takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përpara seancës. Ajo theksoi gjithashtu se qëndrimet e saj kanë mbetur të pandryshuara që nga periudha kur Kuvendi ishte funksional, para zgjedhjeve të 7 qershorit.
“Nuk jam takuar me Kurtin dhe qëndrimet e mia nuk kanë ndryshuar. Mes partisë sime dhe VV-së nuk ka pasur asnjë ndryshim, ndaj nuk kam arsye të veproj brenda Kuvendit ndryshe nga herën e kaluar”, u shpreh Balje.
Lidhur me çështjen e Presidentit, deputetja tha se ende nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë subjekt politik dhe se nuk ka informacion se çfarë mund të ndodhë.
“Për Presidentin nuk kemi diskutuar ende me asnjë parti. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk ka besim mes meje dhe VV-së; ata nuk kanë besim te mënyra se si punoj unë, ndërsa as unë nuk kam besim te mënyra se si punojnë ata”, shtoi ajo.
Sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, të cilët pritet të hidhen në votim sot, Balje bëri të ditur se nuk do të votojë asnjë prej tyre.
