Konfirmohet një rast me malarie në Kosovë, infektologu këshillon udhëtarët

Më 1 gusht, në QKUK është hospitalizuar në gjendje të rëndë shëndetësore një paciente me shtetësi të huaj.

Të lidhura

None found

QKUK njoftoi se ajo u dërgua në Klinikën Infektive, ku u bë e ditur se së fundmi kishte qëndruar në vende në të cilat malaria është sëmundje endemike.

Pas kryerjes së analizave, pacientes iu konfirmua diagnoza e malaries.

Në një postim në Facebook, infektologu Gramoz Bunjaku publikoi disa udhëzime për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt zonave endemike për malarie.

Postimi i plotë:

1. Përgatitja për të udhëtuar në një vend ku ka malarie duhet të nisë me një vizitë te specialisti i sëmundjeve infektive dhe jo në aeroport.

2. Mos udhëtoni pa marrë profilaksën e përshtatshme, pasi malaria mund të kthehet brenda pak orësh në një urgjencë që rrezikon jetën.

3. Terapia e linjës së parë kundër malaries së rëndë, artesunate intravenoz, mund të mos gjendet gjithmonë menjëherë në Kosovë. Për këtë arsye, përpara kthimit nga një vend endemik, kërkoni këshillën e specialistit të sëmundjeve infektive për mënyrën e duhur të veprimit dhe, nëse rekomandohet, siguroni terapinë e nevojshme.

4. Mënyra më e mirë e trajtimit është parandalimi. Konsultimi përpara udhëtimit mund t’ju shpëtojë jetën.

5. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportonte se, në vitin 2025, malaria vazhdonte të ishte endemike në 83 vende dhe territore.


Shtuar 5.08.2026 21:05

holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet