Në rrugët e Gjermanisë mund të shfaqet një sinjal i përbërë nga një rreth i zi i trashë dhe një pikë e zezë në mes, domethënien e të cilit nuk e dinë as shumë shoferë gjermanë.
Të lidhura
None found
Shpjegimi është i thjeshtë: kjo shenjë shërben për të orientuar drejtuesit e automjeteve drejt qendrës së qytetit, duke treguar zonën qendrore të tij.
Sinjali u fut në përdorim në Gjermani në vitin 2007. Meqë është relativisht i ri dhe nuk haset gjerësisht, ai mbetet i panjohur për shumë drejtues mjetesh.
Edhe pse në rrugët tona shihet rrallë, shoferët duhet ta njohin kuptimin e këtij sinjali rrugor.
