Roma arrin marrëveshjen për Nahuel Molinën, ja shifrat e transferimit

Nahuel Molina do të jetë përforcimi i radhës i Romës në këtë afat kalimtar, pasi klubi kryeqytetas ka finalizuar marrëveshjen me Atletico Madridin për mbrojtësin e djathtë.

Të lidhura

None found

Mediat italiane raportojnë se operacioni për reprezentuesin argjentinas do të kapë një vlerë të përgjithshme prej rreth 18 milionë eurosh. Roma do të paguajë fillimisht 13 milionë euro, ndërsa bonuset mund ta rrisin shumën në 17-18 milionë euro.

Futbollisti 28-vjeçar ka gjetur akordin edhe për kushtet personale me klubin italian. Te Roma, ai pritet të përfitojë një pagë prej rreth 2.7 milionë eurosh për sezon.

Brenda 24 orëve të ardhshme, Molina pritet të mbërrijë në Romë për të kryer ekzaminimet mjekësore. Pas përfundimit të tyre, mbrojtësi do t’i bashkohet ekipit të ri në fazën përgatitore që po zhvillohet në Uells.

Për argjentinasin, kjo lëvizje nënkupton rikthimin në Serie A. Ai ishte pjesë e Udineses nga viti 2020 deri në vitin 2022, përpara se paraqitjet e mira në Itali t’i siguronin transferimin te Atletico Madridi për rreth 20 milionë euro.

Marrëveshja aktuale e Molinës me klubin spanjoll ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, rrethanë që ka ndikuar në uljen e vlerës së transferimit.

Përpara se të kthente vëmendjen te Molina, Roma kishte si objektiv Givairo Read të Feyenoordit. Megjithatë, klubi holandez nuk e pranoi ofertën prej 28 milionë eurosh, duke i shtyrë drejtuesit italianë të ndryshonin fokusin.


holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet