Gazetari Yagiz Sabuncuoglu raporton se Endricku i ka komunikuar Real Madridit dëshirën për t’u larguar nga klubi gjatë kësaj vere.
Të lidhura
None found
Pas një huazimi të suksesshëm te Lyoni, 20-vjeçari pritej të merrte një rol të rëndësishëm në projektin e ri të drejtuar nga José Mourinho.
Situata ka ndryshuar pas zgjedhjes së trajnerit portugez për të afruar Carlos Espinin nga Levante, si zëvendësues i Gonzalo Garcias.
Ky vendim ka shtuar pasiguritë rreth hapësirës që Endricku do të ketë në ekip, pasi Mourinho duket se planifikon ta konsiderojë Espin si alternativën kryesore të Kylian Mbappés.
Për sulmuesin brazilian, një tjetër sezon me rol të kufizuar në Madrid nuk është një opsion i dëshirueshëm, ndaj largimi i tij këtë verë po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.
Mes klubeve të interesuara për ta marrë Endrickun në huazim është edhe Roma.
