Sulm në qendër të Londrës, plagosen katër persona; arrestohet një 47-vjeçare

Katër burra u plagosën gjatë një sulmi të ndodhur në zonën Covent Garden, në qendër të Londrës.

Të lidhura

None found

Policia Metropolitane njoftoi se mori informacion për ngjarjen në Edel Street rreth orës 12:27, sipas kohës lokale. Në vendngjarje, efektivët gjetën katër të plagosur, të moshave 34, 39, 42 dhe 52 vjeç, me dëmtime të shkaktuara nga një mjet prerës.

Viktimave iu ofrua ndihma e parë në vend, përpara se të dërgoheshin në një qendër të specializuar për trajtimin e traumave.

Si autore e dyshuar është arrestuar një grua 47-vjeçare, bëri të ditur Policia Metropolitane.

Në një njoftim të mëvonshëm, policia sqaroi se hetimi ndodhet ende në fazat e para. Megjithatë, dyshimet paraprake janë se incidenti mund të ketë lidhje me problemet e shëndetit mendor të 47-vjeçares.

Autoritetet konfirmuan se në vendin e ngjarjes u sekuestrua edhe një palë gërshërë, e cila dyshohet se është përdorur në sulm.


Shtuar 5.08.2026 16:34

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş