Pas dëshmisë në Prokurorinë Speciale, Liburn Aliu: Ndihem i lehtësuar, e sqarova situatën

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku ishte thirrur lidhur me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës ministrore.

Të lidhura

None found

Aliu, i cili qëndroi rreth tri orë në Prokurori, deklaroi pas daljes se ndihej i lehtësuar, pasi kishte pasur mundësinë të sqaronte para prokurorëve të gjithë çështjen.

Sipas tij, për dy vjet ka qëndruar në heshtje përballë sulmeve dhe pretendimeve, ndërsa gjatë intervistimit ka shpjeguar se përgjatë gjithë kohës sa ka qenë ministër ka vepruar në përputhje me ligjin dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Aliu tha gjithashtu se nuk ekziston asnjë vendim që mund ta lidhë atë me këtë proces.

Ai mohoi edhe pretendimet për mosveprim, duke theksuar se rasti ishte audituar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, e cila kishte dhënë rekomandime dhe se veprimet ishin ndërmarrë në bazë të tyre. Po ashtu, ai përmendi një hetim që, sipas tij, ka qartësuar dallimin mes pozitës së ministrit si pjesë e stafit politik dhe punës së administratës.

Aliu e konsideroi intervistimin një mundësi për të paraqitur shpjegimet e tij për të gjithë procesin dhe tha se tani ndihet i qetësuar. Ai ka mbajtur postin e ministrit në Qeverinë Kurti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje, ndërsa aktualisht është drejtor i portit të Durrësit në Shqipëri.


Shtuar 5.08.2026 15:04

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş