Dron me eksploziv zbulohet pranë avionit ukrainas, pezullohen fluturimet në Leipzig

Fluturimet gjatë natës në aeroportin Leipzig/Halle të Gjermanisë u ndërprenë përkohësisht, pasi pranë një avioni ukrainas të transportit u gjet një dron i pajisur me eksploziv.

Pajisja u konstatua në afërsi të një avioni ukrainas të modelit Antonov. Sipas raportimeve, dronit i ishin vendosur material shpërthyes dhe një detonator, por mekanizmi i dëmtuar i ndezjes bëri që eksplozivi të mos shpërthente.

Të lidhura

None found

Neutralizimi i pajisjes u krye përmes ndërhyrjes së një roboti të posaçëm për çaktivizimin e bombave. Autoritetet gjermane të sigurisë kanë nisur hetimet, ku janë angazhuar gjithashtu hetues të NATO-s.

Aeroporti i Leipzigut, i konsideruar një prej qendrave kryesore logjistike për dërgesat drejt Ukrainës, qëndroi i mbyllur për trafikun ajror deri në orët e para të mëngjesit. Si pasojë, disa fluturime pësuan vonesa, ndërsa një avion i nisur nga Mallorca u ul më vonë pasi operacionet rifilluan.

Trump nuk pranon kërkesën e Zelenskyt për raketa Patriot

Në zhvillimet diplomatike, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë kërkesën e homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për furnizime të tjera me raketa interceptuese Patriot.

Financial Times, duke iu referuar burimeve të afërta me bisedimet, raportoi se Trump e ka arsyetuar vendimin me nevojën që Shtetet e Bashkuara t’i mbajnë këto sisteme për sigurinë e tyre, në veçanti për Lindjen e Mesme.

Zelensky ka thënë se dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore janë reduktuar ndjeshëm. Ai u ka bërë thirrje aleatëve të përshpejtojnë furnizimet, me qëllim mbrojtjen e qyteteve të Ukrainës nga sulmet ruse.

Bombardimet ruse në Kiev lënë të paktën 17 të vdekur

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet ajrore të Rusisë mbi Kievin kanë shkaktuar të paktën 17 viktima, ndërsa dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Presidenti Zelensky e ka akuzuar Moskën për goditjen e popullsisë civile. Sulmi është dënuar edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, i cili e ka përkufizuar shënjestrimin e zonave urbane si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Goditet një objektiv në Rusi, Moska shton masat mbrojtëse

Forcat ukrainase kanë njoftuar se një zonë industriale në qytetin rus Ufa është goditur me dron. Autoritetet vendore raportuan se nga sulmi nuk pati viktima, por në vendin e goditur u shkaktuan dëme materiale dhe shpërtheu zjarr.

Në kushtet e shtimit të sulmeve ukrainase kundër objektivave brenda territorit rus, presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur ngritjen e një strukture të re. Ajo do të merret me mbrojtjen e prapavijës dhe koordinimin e forcave logjistike të ushtrisë.

Konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ndodhet në ditën e 1624-të, teksa luftimet dhe trysnia diplomatike vazhdojnë pa u arritur një marrëveshje armëpushimi.


Shtuar 5.08.2026 14:47

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş