Prokuroria kërkon paraburgimin e Egzon Reshanit, ndaj tij disa procedura penale

Prokuroria Themelore në Prizren i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Egzon Reshanit. Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale, ndërsa Prokuroria vlerëson se janë përmbushur kushtet ligjore për vendosjen e kësaj mase.

Të lidhura

None found

Sipas organit të akuzës, Reshani ka qenë i kërkuar në bazë të dy urdhërarresteve aktive. Gjithashtu, ndaj tij ishin lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar nga gjykata kompetente, me kërkesë të Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Kërkesa për paraburgim lidhet me procedurën penale që po zhvillohet ndaj tij për veprat “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”.

Përveç këtij rasti, ndaj të pandehurit po zhvillohen edhe procedura të tjera penale në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin për Krime të Rënda dhe në Departamentin e Përgjithshëm. Procedura ka gjithashtu edhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Rastet e tjera lidhen me dyshimet për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Kanosja” ndaj zyrtarëve shtetëror.

Prokuroria ka deklaruar se, në këtë fazë të procedurës penale, ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit. Në njoftim thuhet se i pandehuri ka qëndruar për një periudhë të gjatë i paarritshëm për organet e drejtësisë, ka qenë në kërkim përmes urdhërarresteve dhe letër-rreshtimeve vendor e ndërkombëtar, ndërsa ekziston rreziku që të arratiset ose të pengojë zhvillimin e procedurës penale.


Shtuar 5.08.2026 12:52

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş