Denoncimi i Berishës: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8.5 mln euro Ermal Beqirit, ka përvetësuar qindra miliona euro në favor të familjes së kryeministrit

Këtë të mërkurë, në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrin e Financave, që t’i disbursojë 8.5 milionë euro biznesmenit të arrestuar në Francë, Ermal Beqiri.

Berisha deklaroi se Ermal Beqiri, defakto është prestonome i interesave të Ramës, ndërsa theksoi se ka përvetësuar para për interesa të familjes së kryeministrit.

Të lidhura

None found

Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë sepse fluturoi me një lartësi që nuk lejohej në një objekt sekret, Ermal Beqiri, de fakto përfaqësues kryesor i familjes Rama në AKSHI-n e Lindave, vazhdon të paguhet me miliona euro, pavarësisht se ky kriminel ka përvetësuar qindra milionë euro për llogari të familjes Rama dhe të tijat. Së fundmi, Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro për t’i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të pengojë, mund të bllokojë rolin e tij si prestanome, si përfaqësues, si ndërmjetës i Edi Ramës në fushën e tij të suksesit, siç kishte shpallur ai AKSHI-n, kopshtin e tij privat. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt, si dhe mosbllokimin e kompanive të tij nga organet e drejtësisë, të cilat në një inerci bashkëpunimi, jo vetëm në këtë rast, por dhe në raste të tjera nuk kryejnë veprimet që urdhëron ligji. Kompania e Ermal Beqirit, që de fakto është prestanome i interesave të Edi Ramës dhe kompanisë Frangut, vazhdon të paguhet me miliona, miliona euro pavarësisht se prej 7 muajsh ai është në kërkim për disa vepra penale, përfshi grup i strukturuar kriminal”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se kompania e Ermal Beqirit, është një kompani e sekuestruar dhe nuk mund të marrë asnjë qindarkë.

“Asnjë qindarkë nuk duhet të marrë ky kështjellari i Ramës”, deklaroi kreu i PD.


Shtuar 5.08.2026 12:37

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş