SHBA ka shpenzuar afro 80% të raketave THAAD, komandantët ngrenë alarmin për rezervat e Pentagonit

Gjatë konfliktit me Iranin, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar thuajse 80% të raketave të sistemit të mbrojtjes ajrore THAAD, si dhe rreth gjysmën e raketave interceptuese Patriot. Komandantët e lartë ushtarakë kanë paralajmëruar se rezervat e municioneve të Pentagonit kanë zbritur në nivele “të rrezikshme”.

Të lidhura

None found

Këto të dhëna janë raportuar nga CNN, duke iu referuar burimeve që kanë dijeni për raportet e brendshme të ushtrisë amerikane.

Burimet bëjnë të ditur se pakësimi i raketave mbrojtëse ishte ndër faktorët që ndikuan te vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të ndalur gjatë fundjavës sulmet e tjera kundër Iranit, ndonëse operacioni ushtarak ishte miratuar fillimisht prej tij.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, raportohet se ishte udhëzuar të vazhdonte me një seri të re sulmesh. Megjithatë, pas konsultimeve me aleatët në Lindjen e Mesme, Trump e ndryshoi qëndrimin e tij.

Zyrtarët amerikanë thonë se shtetet e Gjirit Persik ngritën shqetësimin se përshkallëzimi i konfliktit mund t’i kthente ato në objektiva të kundërpërgjigjes iraniane, sidomos infrastrukturën e tyre energjetike.

Disa prej këtyre vendeve, sipas burimeve, varen nga sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore. Për pasojë, pakësimi i raketave mund të dobësojë mundësitë e tyre për t’u mbrojtur nga sulmet me dronë dhe raketa.

Krahas raketave THAAD, forcat amerikane kanë përdorur sasi të konsiderueshme të raketave Patriot, Tomahawk, ATACMS dhe Precision Strike Missile (PrSM). Raporti tregon se rezervat e Tomahawk janë pakësuar pothuajse përgjysmë, ndërsa thuajse të gjitha raketat tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi janë konsumuar.

Sipas ekspertëve, kjo situatë mund të ndikojë jo vetëm tek operacionet kundër Iranit, por edhe te gatishmëria e SHBA-së për t’u përballur në të ardhmen me konflikte të mundshme me Kinën, Rusinë ose Korenë e Veriut.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) vlerëson se, përpara fillimit të luftës me Iranin, SHBA zotëronte rreth 452 raketa THAAD dhe afro 2.200 raketa Patriot të gjeneratës më të avancuar. Nëse prodhimi vazhdon me ritmet aktuale, rikthimi i rezervave të THAAD në nivelin e mëparshëm mund të kërkojë të paktën tre vjet.

Industria amerikane e mbrojtjes po punon për shtimin e kapaciteteve prodhuese, sipas analistëve. Pentagoni ka lidhur së fundmi kontrata të reja për zgjerimin e prodhimit të raketave THAAD dhe Patriot, por zyrtarët pranojnë se efektet e tyre nuk mund të shihen menjëherë.

Në të njëjtën kohë, Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë kundërshtojnë pretendimet se pakësimi i municioneve po dëmton aftësitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se ushtria amerikane vazhdon të jetë “forca më e fuqishme në botë” dhe ka kapacitetet e nevojshme për të përmbushur çdo urdhër të presidentit.

Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly. Ajo deklaroi se ushtria amerikane disponon “më shumë se mjaftueshëm municione dhe rezerva” për realizimin e objektivave strategjikë të administratës Trump, ndërsa shtoi se prodhimi amerikan i armëve po zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme.

Pavarësisht këtyre deklaratave, burimet e CNN thonë se analizat e brendshme ushtarake vazhdojnë të shprehin shqetësime të forta për shpejtësinë e konsumimit të rezervave të raketave dhe për periudhën e gjatë që do të duhet për zëvendësimin e tyre.


Shtuar 4.08.2026 23:11

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetturboslotjojobetavrupabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş