E reja nga Mynihu mesazh para Kryeministrisë: Shqipërisë i duhet revolucion, diaspora mbështet protestat

Një e re e ardhur nga Mynihu foli para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, ku kërkoi bashkimin e shqiptarëve dhe deklaroi se diaspora është në krah të protestave që po mbahen në Shqipëri.

Ajo tha se revolucioni duhet të nisë pikërisht në shesh, ndërsa e cilësoi klasën politike edhe më të kalbur se spitalet dhe theksoi se vendi ka nevojë për revolucion.

Të lidhura

None found

E reja tregoi se sapo ishte kthyer nga spitali, ku kishte një të afërm të shtruar. Duke përshkruar mungesën e kondicionerit, ajo u shpreh se nuk arrinte ta kuptonte se si pacientët mund të qëndronin në kushte të tilla dhe nënvizoi se çdo njeri meriton të trajtohet me dinjitet, edhe kur është i sëmurë.

Sipas saj, protesta e ardhshme në Mynih do të zhvillohet këtë të premte. Ajo siguroi pjesëmarrësit se kanë mbështetjen e diasporës, duke përsëritur se shqiptarët jashtë vendit janë me ta.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se më 14, 15 dhe 16 gusht, shumë prej miqve të saj do t’u bashkohen protestuesve në shesh. E reja deklaroi se do të jenë së bashku për të sjellë revolucionin, pasi, sipas saj, koha për të ka mbërritur.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş