Juventusi e mban Edon Zhegrovën në treg, por ende nuk ka oferta

Edon Zhegrova mund t’i japë fund qëndrimit te Juventusi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. Drejtuesit e klubit italian janë të hapur për të vlerësuar propozimet për reprezentuesin e Kosovës, megjithëse deri tani nuk kanë pranuar asnjë ofertë.

Të lidhura

None found

Tuttomercato raporton se “Zonja e Vjetër” nuk e sheh 27-vjeçarin si një element kyç në projektin e trajnerit Luciano Spalletti. Megjithatë, për shërbimet e tij ende nuk ka mbërritur ndonjë propozim konkret.

Zhegrova është aktualisht në Azi, ku po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri së bashku me skuadrën e Juventusit në kuadër të turneut parasezonal. Pavarësisht kësaj, vazhdimësia e tij në Torino nuk është e garantuar dhe një transferim para përfundimit të afatit kalimtar mbetet i mundshëm.

Futbollisti kosovar nuk la bindje në edicionin e parë me fanellën bardhezi. Hapësirat e tij në formacion ishin të kufizuara, ndërsa sezonin e përfundoi pa regjistruar gol ose asistim.

Në të gjitha garat, ai grumbulloi gjithsej 525 minuta, duke hyrë në fushë kryesisht nga stoli gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve.

Juventusi e transferoi Zhegrovën nga Lille verën e kaluar për 15.5 milionë euro. Kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në verën e vitit 2030.

Javët e ardhshme pritet të tregojnë nëse do të shfaqet interes konkret për yllin kosovar, i cili kërkon një ambient ku mund të ketë më shumë minuta aktivizimi dhe një rol më të rëndësishëm në fushë.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş