Pasditen e kësaj të hëne, flakët përfshinë një banesë dykatëshe në zonën e Fier-Sheganit, ku jetonte një çift të moshuarish.
Vatra e zjarrit u shfaq në katin e poshtëm të shtëpisë. Menjëherë pasi vunë re flakët, familjarët lajmëruan shërbimin zjarrfikës, ndërsa të afërmit dhe banorët e zonës ndërhynë me shpejtësi për të nxjerrë nga ndërtesa dy bashkëshortët, të cilët nuk pësuan dëmtime.
Të lidhura
None found
Në zonë mbërritën dy mjete të shërbimit zjarrfikës nga Lushnja. Ndërhyrja e tyre izoloi flakët dhe pengoi përhapjen e zjarrit drejt banesave fqinje.
Situata u vu nën kontroll pas veprimeve të zjarrfikësve. Në vendngjarje shkoi gjithashtu një ambulancë, me qëllim kontrollin e gjendjes shëndetësore të çiftit të moshuar.
Nga të dhënat paraprake të zjarrfikësve të Lushnjës dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Verifikimet vazhdojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.
