Jadon Sancho vazhdon të jetë pa skuadër të re, pasi ish-sulmuesi i Manchester United u largua këtë verë nga Old Trafford si lojtar i lirë.
Sky Sports raporton se futbollisti anglez ka arritur marrëveshje në parim me një numër klubesh nga Evropa, Arabia Saudite dhe Lindja e Mesme.
Të lidhura
None found
Megjithatë, ylli anglez nuk ka marrë ende një vendim për vazhdimin e karrierës, teksa aktualisht po shqyrton secilën prej mundësive që ka në dispozicion.
Borussia Dortmund ishte përmendur më herët si një prej skuadrave të interesuara për ta rikthyer Sanchon për herë të tretë në Gjermani. Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse klubi i Bundesligës është mes ekipeve me të cilat ai ka marrëveshje.
Gjatë periudhës së fundit, 26-vjeçari ka pasur paraqitje të përziera, ndërsa dy sezonet e fundit e gjysmë të kontratës me United i kaloi në huazim te Dortmund, Chelsea dhe Aston Villa.
Vlera e tregut e 26-vjeçarit aktualisht llogaritet në 18 milionë euro, ndërkohë që Djajtë e Kuq paguan plot 85 milionë euro për transferimin e tij nga Dortmundi në vitin 2021.
