Shkup, shtrohet në Klinikën Infektive një 76-vjeçar i dyshuar me ethet e Nilit Perëndimor

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën për Sëmundje Infektive është hospitalizuar një tjetër pacient, 76 vjeç, tek i cili është konfirmuar meningjiti viral, ndërsa analizat serologjike të serumit kanë rezultuar pozitive për virusin e Nilit Perëndimor. Me këtë rast, numri i përgjithshëm i pacientëve ka arritur në shtatë, ndërsa 10 persona janë konfirmuar me Ethe të Nilit Perëndimor. Tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike, të vendosur në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe nën ventilim mekanik. Deri tani, gjendja e tyre shëndetësore nuk ka shënuar përmirësim. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi.

Të lidhura

None found

Informacionin e bëri të ditur sot drejtori i Klinikës, Fadil Cana. Ai sqaroi se, për të konfirmuar formën neuroinvazive të sëmundjes te rasti i shtatë i dyshuar, duhet të kryhen analiza të mëtejshme të lëngut cerebrospinal.

Cana theksoi se teknologjia PCR nuk konsiderohet standardi i artë për diagnostikimin e formës neuroinvazive të Etheve të Nilit Perëndimor. Për këtë arsye, këta pacientë u nënshtrohen ekzaminimeve të tjera laboratorike dhe marrin trajtim si të prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor.

“Inkubacioni i sëmundjes mund të zgjasë deri në 14 ditë. Nuk është e mundur të parashikohet që më parë mënyra se si sëmundja do të zhvillohet në organizmin e secilit person. Nga të dhënat e deritanishme dihet se të moshuarit janë më të rrezikuar nga format e rënda. Të gjithë pacientët e hospitalizuar në vendin tonë janë mbi 60 vjeç dhe vuajnë edhe nga sëmundje shoqëruese.

Një tablo klinike më e rëndë mund të shfaqet më shpesh te të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të kompromentuar, përkatësisht të dobësuar. Te rreth 80 përqind e personave të infektuar, sëmundja kalon në formë të lehtë ose pa shfaqur fare simptoma”, shtoi Cana./Telegrafi/


Shtuar 4.08.2026 15:34

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet