Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendimin e ri për çmimet e derivateve të naftës. Sipas njoftimit të institucionit, çmimet e shitjes me pakicë ulen mesatarisht me 1,24% krahasuar me vendimin e datës 27.7.2026.
Të lidhura
None found
Në përllogaritjen e sotme është aplikuar akcizë e reduktuar me 2,00 den/l për benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, ndërsa për EURODIZELIN (D-E V) ulja e akcizës është 4,00 den/l.
Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të kushtojnë 2,00 den/litër më pak. Në anën tjetër, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet me 1,00 den/litër.
Rritje prej 0,50 den/litër do të ketë edhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1), kurse Mazuti M-1 SU lirohet me 1,680 denarë/kg.
Çmimet e reja maksimale do të hyjnë në fuqi më 5.8.2026, në orën 00:01.
EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmim prej 91,00 denarë për litër.
EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 93,00 denarë për litër.
Çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 99,50 denarë për litër.
Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 98,50 denarë për litër.
Mazuti M-1 SU do të kushtojë 46,419 denarë për kilogram./Telegrafi/
