Mateo Kovacic konfirmon se do të vijojë te Manchester City

Mateo Kovacic ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Manchester Cityt edhe në sezonin e ardhshëm, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Të lidhura

None found

Mesfushori kroat tregoi se ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe se gjatë këtij diskutimi është qartësuar pozicioni i tij në skuadër.

“Nuk ndjeva asnjë dyshim nga ana e tyre. Bisedova me ta dhe kuptova se ata besojnë tek unë. Për mua ishte e rëndësishme ta dëgjoja këtë prej tyre”, deklaroi 32-vjeçari për Manchester Evening News.

Kroati shtoi se paraqitjet e lojtarit mbeten vendimtare për aktivizimin e tij: “Në fund, përgjegjësia është gjithmonë e lojtarëve për të treguar versionin e tyre më të mirë. Nëse luani mirë, trajneri do t’ju vendosë në vend të parë”.

Qëndrimi i Kovacicit i jep më shumë qartësi një reparti që mund të pësojë ndryshime gjatë kësaj vere, ndërsa e ardhmja e Rodrit, Tijjani Reijnders, Nico Gonzalez dhe Rico Lewis mbetet e pasigurt.

Megjithatë, emri i Kovacicit është përmendur si mundësi për një rikthim te ish-klubi i tij, Interi, si edhe për një transferim te Juventusi.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet