Një shtetas 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën pasi ra në një përrua në territorin grek, teksa po kalonte në këmbë nga Shqipëria drejt Greqisë.
Ngjarja ndodhi pranë Mavromatit, në veriperëndim të Greqisë. Sipas autoriteteve greke, i riu ishte duke udhëtuar me një mik kur rrëshqiti dhe përfundoi në përrua.
Të lidhura
None found
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe nxorën trupin e pajetë.
Miku i viktimës, 22-vjeç, u deklaroi zjarrfikësve se të dy kishin zgjedhur ta kalonin kufirin në këmbë për të shmangur shpenzimet, pasi kishin fonde të kufizuara.
Autoritetet greke, kanë hapur një hetim për të përcaktuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
