Zjarret në Francë nxjerrin në sipërfaqe arsenalin e Luftës së Dytë Botërore, nxehtësia shpërthen 400 predha

Një arsenal i fshehur prej dekadash është zbuluar si pasojë e zjarreve të mëdha që përfshinë jugun e Francës. Rreth 400 predha dhe municione historike u gjetën të varrosura pranë fshatit Le Porge, në rajonin Gironde.

Të lidhura

None found

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se shpërthimet e regjistruara gjatë flakëve mund të jenë shkaktuar nga municione të Luftës së Dytë Botërore, të cilat u aktivizuan prej temperaturave të larta. Fillimisht ishte dyshuar se zhurmat vinin nga shpërthimi i bombolave të gazit, sipas BBC.

Martial Zaninetti, kryetari i bashkisë së Le Porge, tregoi për France Info se gjatë natës së dytë të zjarrit u dëgjuan mbi 100 shpërthime. Ai e përshkroi zhurmën si të ngjashme me “tingujt e luftës”.

Kryebashkiaku sqaroi se në tokën e komunës ndodheshin depo të groposura municionesh, për praninë e të cilave autoritetet nuk kishin pasur asnjë dijeni.

“Kishte depo municionesh të varrosura në tokën e komunës sonë, por ne nuk e dinim. Ato shpërthyen”, deklaroi Zaninetti.

Gjatë detonimeve, disa predha u hodhën në drejtime të ndryshme, ndërsa njëra arriti të depërtonte përmes një banese, shtoi ai.

Pas ndërhyrjeve për çminimin e territorit, pjesa më e madhe e banorëve është lejuar të kthehet në shtëpi. Megjithatë, disa hapësira vijojnë të jenë të paarritshme për publikun.

Për shkak të rrezikut që paraqesin municionet ende të pambledhura, hyrja në plazh, në një kamping dhe në fshatin La Jenny mbetet e ndaluar.

Flakët në Gironde, të cilat vazhduan për afro 10 ditë, janë vendosur tashmë nën kontroll, por kanë lënë pas dëme të konsiderueshme.

Në zonën e Le Porge, zjarri shkatërroi më shumë se 180 banesa. Pamjet e publikuara nga vendngjarja shfaqin familje duke kërkuar në rrënojat e shtëpive të djegura.

Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, shprehu mirënjohje për zjarrfikësit dhe punën e tyre, ndërsa situatën që kaloi vendi e cilësoi si një “krizë të paprecedentë”.

Sipas tij, përballja me zjarret ka kaluar në një etapë të re, ndërkohë që të evakuuarit po kthehen pak nga pak në banesat e tyre.

Gjatë dy javëve të fundit, zjarret pyjore kanë prekur disa pjesë të Evropës, me Francën dhe Spanjën ndër vendet më të goditura. Për shkak të situatës, mbi 330 mijë persona u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë.

Franca u rendit mes vendeve me pasojat më të rënda, pasi në jugperëndim të saj u dogjën rreth 42 mijë hektarë pyje. Ky konsiderohet një nga zjarret më të mëdha në vend që prej Luftës së Dytë Botërore.


Shtuar 4.08.2026 08:47

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet