Dinamo synon kalimin më tej, Vila: Skuadra po kalon një moment shumë të mirë

Në prag të përballjes së rëndësishme me Auda në Letoni, për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, mesfushori i Dinamos, Lorenco Vila, doli në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Ilir Daja.

Vila deklaroi se është i kënaqur me paraqitjet personale, pasi ka realizuar dy gola gjatë dy raundeve të zhvilluara deri tani në këtë kompeticion. Ai shtoi se ndihet i përgatitur për sfidën e ardhshme.

Të lidhura

None found

Mesfushori shprehu gëzimin për dy kualifikimet evropiane të arritura nga Dinamo, duke vlerësuar kontributin e bashkëlojtarëve, stafit dhe klubit. Sipas tij, në ndeshjen e nesërme, e cila pritet të jetë shumë e vështirë, si ai personalisht, ashtu edhe skuadra duhet të japin maksimumin, me angazhim dhe përqendrim të plotë.

Futbollisti bëri të qartë se Dinamo e çmon forcën e kundërshtarit, por njëkohësisht ruan bindjen se mund të marrë sërish një rezultat pozitiv.

Në përfundim, Vila nënvizoi se ekipi ndodhet në gjendje shumë të mirë, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik.


Shtuar 3.08.2026 20:40

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobet