Në ditën e 65-të të tubimit përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë. Gjatë fjalës së saj, aktivistja Etleva Merko fajësoi pushtetin për korrupsion dhe keqadministrim, ndërsa kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama.
Merko deklaroi se fondet publike janë shpërdoruar dhe drejtuesit e institucioneve kanë nisur pushimet, në një kohë kur Shqipëria përballet me zjarre dhe një sërë problematikash.
Të lidhura
None found
“Ndërkohë që Shqipëria po digjet, fondet nuk janë, u harxhuan dhe pushtetarët kanë nisur pushimet. Pensionistët dhe hallexhinjtë janë në shesh. Në cilin vend të botës një qeveri përballet me kaq shumë akuza për korrupsion dhe nuk jep dorëheqjen? Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, deklaroi ajo.
Aktivistja vuri në dukje gjithashtu problemet e rënda me të cilat, sipas saj, përballen drejtësia, arsimi dhe shëndetësia, duke i kërkuar kreut të qeverisë të lërë detyrën.
“Rama, jep dorëheqjen dhe hapu rrugë ndryshimeve që presin shqiptarët”, u shpreh protestuesja.
