Qentë e kuptojnë gjendjen tonë emocionale, edhe pa përdorur fjalë

Shenjat që japin qentë, nga tundja e bishtit te mënyra e lehjes apo vështrimi i zgjatur, nuk janë thjesht interpretime të pronarëve. Studimet shkencore tregojnë se këto kafshë janë në gjendje të dallojnë emocionet njerëzore dhe të reagojnë në përputhje me to.

Të lidhura

None found

Eksperimentet e studiuesve të sjelljes së kafshëve kanë dëshmuar se qentë lexojnë shprehjet emocionale të njerëzve dhe përshtatin veprimet e tyre. Sjellja e tyre ndryshon në varësi të faktit nëse përballë kanë një person të gëzuar, të trishtuar apo të frikësuar.

Sipas një studimi, qentë nuk mjaftohen vetëm me identifikimin e emocioneve, por e përdorin këtë informacion gjatë marrëdhënieve shoqërore. Kështu, ata mund të kuptojnë gjendjen e pronarit dhe të sillen ndryshe në varësi të saj, transmeton Klankosova.tv.

Edhe te qentë janë vërejtur tregues të qartë të emocioneve pozitive. Këto shfaqen veçanërisht gjatë lojës, komunikimit me njerëzit dhe në rrethana kur kafsha ndihet e mbrojtur. Afërsia me personat e saj të dashur lidhet me procese biologjike që ndihmojnë në forcimin e lidhjes mes qenit dhe pronarit.

Hulumtime të tjera kanë evidentuar se qentë mund të perceptojnë shenja emocionale jo vetëm përmes mimikës së fytyrës dhe zërit, por edhe nëpërmjet aromave që shoqërojnë gjendje të tilla si frika dhe lumturia.


Shtuar 3.08.2026 20:10

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio