Zbulimi i dy varrezave të tjera masive që lidhen me luftën në Kosovë ka nxitur reagimin e Jasmin Mujanoviqit, politolog i specializuar për politikën e Evropës Juglindore. Në këto lokacione dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të viktimave shqiptare të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në X, Mujanoviq tha se gjetja e varrezave, ku besohet se janë varrosur rreth dy duzina viktima shqiptare, tregon se pasojat rajonale të fushatës vrasëse të Beogradit gjatë viteve ’90 janë ende të afërta në kohë dhe vazhdojnë të mbeten kryesisht të patrajtuara.
Sipas tij, ky rast sjell sërish në vëmendje gjurmët e pashëruara që lanë në rajon fushatat e dhunshme të Beogradit në vitet ’90.
Mujanoviq theksoi gjithashtu se mijëra viktima konsiderohen ende të zhdukura, ndërkohë që strukturat politike dhe normat e vendosura në mbarë rajonin gjatë periudhës së Millosheviqit vazhdojnë të jenë të pareformuara.
Ai kritikoi edhe komunitetin ndërkombëtar, duke deklaruar se ai mbetet i përfshirë në përpjekjet e veta të kufizuara për t’i shpërfillur këto çështje.
