Ende e paqartë nëse Abdixhiku do të shoqërohet në takimin me Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kreu i saj, Lumir Abdixhiku, do t’i përgjigjet ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim.

Të lidhura

None found

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, njoftoi se ftesa është pranuar pasditen e sotme, ndërsa takimi është planifikuar të zhvillohet nesër, në orën 18:00.

“Po, pasdite kemi marrë ftesë nga kryetari i VV-së për të pasur një takim dhe për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Është konfirmuar që i njëjti do të mbahet në orën 18:00”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Ajo konfirmoi pjesëmarrjen e Abdixhikut, por tha se për momentin nuk është vendosur nëse ai do të paraqitet vetëm apo së bashku me ekipin e tij.

Lushaku-Sadriu theksoi se LDK-ja mbetet e palëkundur në qëndrimin për domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve dhe është e gatshme të japë kontributin e saj në përputhje me kapacitetet që disponon.

“LDK, në vazhdën e preokupimit që ka pasur gjatë këtyre dy viteve, ka qëndrim të qartë për të kontribuar në formimin e institucioneve, aq sa ka fuqi”, u shpreh ajo.


Shtuar 3.08.2026 18:42

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio