Plazhi publik falas në Durrës mirëpritet nga pushuesit, por kërkohen kushte bazë

Bashkia e Durrësit përuroi në fund të qershorit plazhin e parë publik të qytetit, ku pushuesit mund të përdorin pa pagesë çadrat dhe shezlongët. Kjo nismë është pritur mirë nga qytetarët, sidomos nga të moshuarit që prej vitesh zgjedhin për të pushuar zonën ranore përgjatë shëtitores “Taulantia”.

Hapësira frekuentohet si nga banorët e Durrësit, ashtu edhe nga turistët e huaj. Vizitorët e konsiderojnë pozitiv faktin që çadrat dhe shezlongët ofrohen falas, por kërkojnë më shumë pastërti dhe shërbime bazë, në mënyrë që plazhi të jetë më funksional dhe tërheqës gjatë sezonit turistik.

Të lidhura

None found

Krahas përshtypjeve të mira, pushuesit vendas evidentojnë mungesën e koshave të mbeturinave, dusheve dhe tualeteve publike, si edhe problemet me higjienën. Sipas tyre, pajisje dhe shërbime të tilla janë të nevojshme në një plazh publik të destinuar për qytetarët dhe turistët.

Një prej pushuesve thotë se uji është i pastër, ndërsa gjendja e mjedisit përreth tregon të kundërtën. Ai shprehet se punonjësit e bashkisë nuk po kujdesen për zonën dhe se pastrimi i rregullt do ta përmirësonte ndjeshëm situatën.

Një qytetare e ardhur nga Italia e vlerëson shumë plazhin publik dhe mundësinë për të përdorur shezlongët pa pagesë. Megjithatë, ajo thotë se papastërtia mbetet shqetësim dhe kërkon që shërbimi i pastrimit të kryhet më shpesh.

Një tjetër qytetar vëren se, pavarësisht kushteve aktuale, plazhi nuk mund të jetë plotësisht i përshtatshëm pa dushe dhe tualete. Sipas tij, këto shërbime ndikojnë drejtpërdrejt edhe në ruajtjen e pastërtisë. Ai e cilëson vendosjen e çadrave si zhvillim pozitiv, por thekson se nevojiten ende përmirësime.


Shtuar 3.08.2026 16:11

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio